Veç një ditë para 1 qershorit, fëmijët u bënë kryeqendra e një tubimi të Vetëvendosjes. Por, jo për punët që duhet t’i bëjnë për ta, por duke bërë fushatë për ta.
Kjo nxiti shumë reagime të shoqërisë civile që përfunduan edhe me padi në PZAP. E bash në këtë institucion të hënën kur shënohet Dita e Fëmijëve, dorëzoi kallëzim Instituti i Kosovës për Drejtësi duke kundërshtuar veprimin e VV-së.
Në shenjë pakënaqësie edhe koalicioni i Mbrojtjes së Fëmijëve KOMF, ka reaguar duke shtuar se aktivitetet e tilla cenojnë mirëqenien e nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.
Ndiqni detajet në kronikën e mëposhtme:


