Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeShoferit në Veternik nuk i pritet në kolonë, vozit në trotuar që...

Shoferit në Veternik nuk i pritet në kolonë, vozit në trotuar që t’i tejkalojë veturat

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një veprim i një shoferi të tillë është kapur këtë të martë në Veternik të Prishtinës.

Në videon e dërguar nga një sinjalizues shihet se si një veturë për të mos pritur në kolonë, vozitë në trotuar dhe tejkalon disa automjete.

Një veprim i tillë rrezikon vozitësit e tjerë dhe njëkohësisht edhe qytetarët që gjenden në rrugë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT