Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizShkodra: Si Dejona Mihali arriti të marrë shtetësinë e Kosovës pas statusit...

Shkodra: Si Dejona Mihali arriti të marrë shtetësinë e Kosovës pas statusit non grata? (VIDEO)

Analistja Magbule Shkodra ka ngritur pikëpyetje të forta rreth rastit të Dejona Mihalit, e cila, sipas saj, përfaqëson një nga fatkeqësitë më të mëdha të shtetit tonë.

“Si është e mundur që një person i shpallur non grata ka arritur t’i hiqet ky status?

Kush e ka marrë këtë vendim ? Dhe si ky person ka përfituar shtetësinë e Kosovës?”, ka deklaruar Shkodra, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ajo shtoi se ndikimi i Mihalit, ose i një grupi të ngushtë rreth saj, është i dukshëm në fjalimet e qeverisë, duke përfshirë ato të ministres Donika Gërvalla.

“Ngjyra e fjalimeve është e njëjtë – përçarëse, sulmuese dhe ofenduese, tha Shkodra./Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT