Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestimet në kufij, Koci: Sa herë që gjendet varrezë masive në Kosovë,...

Arrestimet në kufij, Koci: Sa herë që gjendet varrezë masive në Kosovë, Serbia kundërpërgjigjet

Telashet e kosovarëve nuk kanë të ndalur me fqinjin e tyre verior, Serbinë.

Ministria e Jashtme e këtij shteti, njoftoi se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë e ka arrestuar një kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim kundër popullsisë civile”, transmeton Klankosova.tv.

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se i ndaluar është Mentor Mustafa, derisa në emisionin “Info Magazine” tha se gjendja në terren nuk është e mirë.

“Unë mbrëmë e kam marr informacionin diku pas mesnate, dhe tërë natën kam qenë në punë të mia, për të kryer hulumtimet e duhura. Nuk e di a keni vërejtur, unë prova direkte nuk kam, por bindja ime është se sa herë zbulohet një varrezë masive, sa herë që arrestohet ndonjë person për krime lufte që i kanë kryer në Kosovë, e kemi kundërpërgjigjen e Serbisë, kjo është bindja ime”, tha ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se nuk po arrin të kuptojë se çfarë po ndodh më me arrestimet e kosovarëve nga autoritetet serbe.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT