Një matematiciene britanike ka zbuluar një truk befasues seksi që mund t’i bëjë gratë që mbeten shtatzënë të kenë më shumë gjasa të lindin djalë.
Profesoresha Hannah Fry shkroi në Instagram për të diskutuar një prirje të veçantë, e cila përfshin rritje të numrit të djemve që lindin pas përfundimit të luftërave botërore, e njohur si ‘efekti i ushtarëve që kthehen’, raporton Dailymail, transmeton Klan Kosova.
Duke treguar grafikun që shfaq raportin e djemve dhe vajzave të lindura në Angli dhe Uells, ajo shpjegoi: “Ju keni disa ‘kulme’ vërtet të përcaktuara – një në 1919 menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një tjetër në 1945 menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”.
Prezantuesja akademike dhe televizive tha se provat sugjeronin se ky fenomen ishte rezultat i një kombinimi të rrethanave sociale dhe një çuditshmërie që i bën gratë më të prira të kenë djalë nëse ngjizja ndodh herët në ‘dritaren e tyre pjellore’.
Profesoresha Fry tha se njerëzit priren të bëjnë më shumë seks pas luftërave pasi ushtarët kthehen në shtëpi te gratë ose të dashurat e tyre, duke çuar në shanse më të mëdha për ngjizje.
Kjo frekuencë e shtuar e seksit do të thotë se gruaja ka më shumë gjasa të mbetet shtatzënë më herët në ciklin e saj dhe profesoresha Fry theksoi se ishte ky aspekt që mund të çonte në një kulm te djemtë e vegjël.
“Mundësitë që grua të krijojë një fëmijë mashkull apo femër në fakt ndryshojnë në mënyrë shumë delikate në varësi të kohës së ciklit që ajo ngel shtatzënë”, tha ajo.
“Sa më herët, aq më shumë gjasa ka që ajo të ketë djalë”, deklaroi Fry.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



