Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeLajmeShi, rrufe dhe breshër sot në Llap, IHMK tregon për intensitetin e...

Shi, rrufe dhe breshër sot në Llap, IHMK tregon për intensitetin e lartë të reshjeve brenda një ore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në disa pjesë të vendit janë regjistruar reshje me intensitet shumë të lartë, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe breshër.

Sipas IHMK-së, situata më e theksuar është regjistruar në zonën e Llapit, konkretisht në fshatin Shajkoc, transmeton Klankosova.tv.

“Kështu në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shajkoc (ujësjellësi Batllavë), janë regjistruar 15.8 mm reshje ndërsa vetëm rreth 1 km distancë në fshatin Shajkoc janë regjistruar 28.2 mm apo 12.4 mm më shumë”.

IHMK thekson se e gjithë kjo sasi reshjesh ka rënë brenda intervalit kohor nga ora 11:00 deri në 12:00, çka konsiderohet intensitet shumë i lartë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT