Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeTragjedi në Nigeri, 37 persona dyshohet se vdiqën gjatë përpjekjes për të...

Tragjedi në Nigeri, 37 persona dyshohet se vdiqën gjatë përpjekjes për të vjedhur naftë

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën pasi dyshohet se thithën tym helmues teksa përpiqeshin të merrnin naftë nga një naftësjellës në shtetin Rivers të Nigerisë.

Sipas Qendrës për të Rinj dhe Avokaci Mjedisore, më shumë se 100 persona kishin mbërritur me barka të vogla në zonën Okrika për të grumbulluar naftë të rafinuar gjatë natës. Shumë prej tyre vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, raporton BBC.

Policia ka bërë të ditur se po zhvillon hetime për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave dhe personave të prekur. Mediat lokale raportojnë se disa persona ranë në lumin Bonny, ndërsa të tjerë u dërguan në spital pasi humbën vetëdijen.

Vjedhja e naftës nga tubacionet përbën prej dekadash një problem serioz në Nigeri. Riversi është pjesë e rajonit jugor të Deltës së Nigerit, i njohur për rezervat e mëdha të naftës dhe gazit.

Grupet kriminale ndërhyjnë në naftësjellës për të marrë naftë të papërpunuar dhe produkte të tjera, të cilat më pas shiten në tregun e zi ose dërgohen në rafineri të paligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT