Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeSherr për 10 mijë lekë në Korçë përfundon me plagosje me thikë,...

Sherr për 10 mijë lekë në Korçë përfundon me plagosje me thikë, i riu jashtë rrezikut për jetën

Një konflikt mes dy të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosje me thikë, pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet se lidhet me një borxh prej 10 mijë lekësh.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, ku fillimisht palët janë përfshirë në një debat verbal, i cili më pas ka eskaluar në përplasje fizike.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit njëri prej të rinjve ka nxjerrë një mjet prerës dhe ka goditur viktimën në zonën e barkut, duke i shkaktuar plagë, si dhe dëmtime të tjera nga goditjet me grushte.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është në kërkim nga policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT