Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeKianoush Rostami i sjell Kosovës medaljen e nëntë në “Taranto 2026”

Kianoush Rostami i sjell Kosovës medaljen e nëntë në “Taranto 2026”

Peshëngritësi kosovar Kianoush Rostami ka fituar medaljen e dytë personale në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i siguruar Kosovës medaljen e nëntë në këtë ngjarje sportive.

Rostami e nisi garën me medalje të argjendtë në disiplinën e shkëputjes, ku arriti të ngrejë me sukses 166 kilogramë.

Ai vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në disiplinën e dytë, duke fituar një tjetër medalje të argjendtë dhe duke e çuar në dy numrin e medaljeve të tij në këto Lojëra.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se kjo ishte medalja e nëntë për Kosovën në “Taranto 2026”.

Pas këtij suksesi, bilanci i Kosovës është dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Xhudoja ka kontribuar me pesë medalje, ndërsa nga një medalje janë fituar në boks dhe karate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT