Një turist ka rënë në një humnerë në fshatin Kaprre të Shalës.
Pas njoftimit, ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur operacionin për nxjerrjen e tij.
Për shkak të terrenit të vështirë, është përdorur një arganë, e cila është dërguar në zonë me helikopter, raporton Euronews.al, transmeton Sinjali.
Turisti është nxjerrë nga humnera dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë trajtimin mjekësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


