Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeShënoi gol vendimtar, mbrojtësi shqiptar përfshihet në formacionin e javës së Serie...

Shënoi gol vendimtar, mbrojtësi shqiptar përfshihet në formacionin e javës së Serie A (Foto)

Napoli mori një fitore me vlerë në javën e 17-të të Seria A, pasi mposhti Xhenoan.

Goli i dytë për Napolin u shënua nga Amir Rrahmani, teksa sfida u mbyll me rezultatin 1-2.

Rrahmani pati paraqitje tejet të mirë, për këtë dhe “Sofascore” e ka përfshirë në formacionin e javës të Seria A. 30-vjeçari ndodhet në qendrën e mbrojtjes.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është titullar i padiskutueshëm për Konten.

Ky i fundit i ka besuar çdo minutë deri tani në kampionat dhe Rrahmani ia ka shpërblyer me një gol dhe dy asiste.

Napoli aktualisht mban vendin e dytë në kampionatin italian. Me trajnerin Konte janë rikthyer konkurrues, teksa vetëm Atalanta numëron dy pikë më tepër në krye.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT