Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmePas “Sunny Hillit”, Katy Perry viziton Kotorin me Justin Trudeau – mundohet...

Pas “Sunny Hillit”, Katy Perry viziton Kotorin me Justin Trudeau – mundohet të mos njihet me shall e syze

Ylli i muzikës amerikane, Katy Perry, dhe partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë udhëtuar drejt Kotorrit në Mal të Zi pas qëndrimit të tyre në Saint-Tropez.

Këngëtarja është shfaqur me shall dhe syze dielli, në përpjekje për të shmangur vëmendjen e fansave. Pamjet e çiftit janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Podgorica Time Machine”, duke nxitur reagime të shumta.

“Këtu nuk ka asgjë për të fshehur. Askush nuk do ta njihte realisht”, ishte një nga komentet, ndërsa të tjerë shkruan se ardhja e figurave të njohura ndërkombëtare po e rrit interesimin për rajonin.

Perry dhe Trudeau u fotografuan së fundmi edhe në Saint-Tropez. Këngëtarja amerikane kishte performuar më herët në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, ku gjatë koncertit ngriti flamurin e Kosovës, moment që u prit me entuziazëm nga publiku.

Thashethemet për lidhjen mes Katy Perry dhe Justin Trudeau nisën në korrik të vitit 2025, pasi ata u panë së bashku për herë të parë gjatë një darke në Montreal. Çifti e konfirmoi lidhjen më vonë përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Perry më herët kishte përfunduar fejesën me aktorin Orlando Bloom, ndërsa Trudeau u nda nga bashkëshortja Sophie Grégoire Trudeau në vitin 2023.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT