Gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh të qartë Serbisë për orientimin e saj strategjik.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Tahiri tha se ambasadori amerikan pranë NATO-s, Matthew Whitaker, gjatë vizitës së tij në Beograd, ka qenë i drejtpërdrejtë në qëndrimet ndaj Serbisë.
Sipas tij, mesazhi kryesor ka qenë që Serbia duhet të rreshtohet qartë në krah të Perëndimit.
“Amerikanët nuk mashtrohen dhe e kemi vërejtur sidomos javën e kaluar, ku edhe në Prishtinë dhe në Beograd ka qenë ambasadori amerikan pranë NATO-s, Matthew Whitaker, i cili dha… shumë më të qarta për Serbinë, ku i tha se ti duhet të orientohesh kah Perëndimi, dhe natyrisht që ka dhënë porosi sidomos në raport me Kosovën”, tha Tahiri. /Klankosova.tv


