Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizShala: Qeveria aktuale është përgjegjëse kryesore për vendosjen e masës anti-dumping nga...

Shala: Qeveria aktuale është përgjegjëse kryesore për vendosjen e masës anti-dumping nga ShBA-ja (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i “Devolli Corporation” Dardan Shala, deklaroi se për shkak të sanksionit anti-dumping që iu vendos shtetit të Kosovës nga ShBA-ja, dymijë punëtorë kanë mbetur pa punë në Kosovë, gjegjësisht në Gjakovë.

“Numri i punëtoreve tanë në atë kohë vetëm në Gjakovë në pjesën e prodhimit ka qenë diku 2 mijë e 500. Ne sot i kemi vetëm 600. Në atë kohë jemi munduar që të bëjmë çmos të gjejmë alternativa, bashkë me kryetarin e Gjakovës, i cili pat shprehur gatishmërinë e parezervë për të na asistuar në çdo kohë e moment, duke thënë se nuk e bën për ne por për popullin gjakovar. 200 punëtore janë sot pa punë. Ata i kanë mbajtur familjet e veta”, deklaroi Shala në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje ai sqaroi hap pas hapi se si rrodhi e gjithë ngjarja e vendosjes së masës, dhe se si qeveria nuk ka bërë asnjë hap për të asistuar.

“Departamenti i tregtisë në ShBA me persona profesionale ka pas për detyrë me u ulë e me zhvillu një hetim për sa i përket asaj se a është aplikuar ndonjë politikë dumping, ndonjë politikë e subvencionimit në aspektin e pasimit të mallrave tona në ShBA”.

“Devolli Corporation nuk ka pranuar asnjë subvencion nga shteti, e as nga askush tjeter. Devolli Corporation e ka pasur shumë të lehtë për ta dëshmuar këtë. Kanë ardhur ekipet e Departamentit të Tregtisë dhe ekipet tona profesionale u kanë dëshmuar blerjen e lëndës së parë, koston e saj, edhe koston e përpunimit dhe natyrisht e kemi dëshmuar edhe margjinën e cila është vendosur, dhe në atë aspekt ne mendojmë se sa i përket dokumentacionit, atë që është varur prej nesh, ne e kemi prezantuar në mënyrë të kompletuar dhe jemi sqaruar se si kemi ardhur deri te kalkulimi i çmimit me të cilin kemi dal edhe në tregun amerikan me dyshekët tanë”.

“Natyrisht procedurat janë të tilla që për hetimet e tilla kur zhvillohen, palë procedurë nuk është vetëm një subjekt, por është shteti, dhe është pritur që nga organet qeveritare, nga dikasteret përgjegjëse që e rregullojnë çështjen e tregtisë, të importit e eksportit, si Ministria e Financave e Ministria e Tregtisë, po ashtu të ketë asistencë, të ketë shkresa zyrtare, të cilat do të sqaronin realisht se çka po ndodh, a ka ndonjë veprim që do të jepte ndonjë indikacion për aspektin e dumpingut”.

“Fakti që i kishim diku 130 milion eksport në ShBA, e dinim që me vendosjen e kësaj takse ajo do të binte në zero. Prandaj ne kemi investuar në këtë drejtim. I jemi adresuar jo vetëm institucioneve në Kosovë, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit, dhe i jemi adresuar edhe Odave Ekonomike, kemi komunikuar edhe me Ambasadën Amerikane, të cilët kanë qenë jashtëzakonisht të asistencës, dhe institucioneve tjera. Kemi angazhuar dhe kompani të mirënjohura botërore, që janë angazhuar për lobi në ShBA”, sqaroi tutje Shala , duke theksuar se kjo masë e ka dëmtuar 100 përqind të asaj vlere që kompania ka qenë duke eksportuar dyshekë në ShBA, e që ishte 130 milionë euro.

“Kemi qenë të detyruar ta ndërpresim eksportin për në ShBA”, sqaroi ai, duke treguar se kështu kanë mbetur pa punë edhe mijëra punëtorë të Devolli Corporation, qytetarë të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT