Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeFestat me krisma armësh, policia sekuestron municione në Pejë, Klinë e Deçan

Festat me krisma armësh, policia sekuestron municione në Pejë, Klinë e Deçan

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, gjatë vikendit, ka sekuestruar disa armë nga qytetarët që kanë shtënë nëpër ahengje familjare.

Në rastin e parë në Pejë, zyrtarët policorë kanë dalë në terren pasi kanë pranuar informatën se më 31 korrik në një aheng, ka pasur të shtëna armësh.

Sipas njoftimit, në vendngjarje ka sekuestruar njё armё zjarri dhe njё karikator, dersa i dyshuari pas arrestimit është liruar nё procedurё tё rregullt.

Gjithashtu në Pejë, më 2 gusht, policia ka ndaluar veturën, në të cilën është gjetur se një person i dyshuar ka poseduar një armë, një karikator dhe gjashtë fishekë.

Pas arrestimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në Klinë më 1 gusht, policia ka njoftuar se ka pranuar informatën për të shtëna armësh në një aheng në fshatin Rudicё.

“Policia ka dalё nё vendngjarje dhe tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё Ak-47 dhe njё karikator, njё armё kal. 9mm dhe njё karikator, njё armё TT kal.7.62mm me njё karikator, gjashtё copё fishekë 9mm, dymbëdhjetë gёzhoja tё kalibrave tё ndryshёm”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas arrestimit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Ndërkohë, në Deçan më 1 gusht, policia ёshtё njoftuar se nё fshatin Isniq ka tё shtёna me armё zjarri nё njё aheng, me ç’rast te një i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar njё armё CZP kal:9mm, njё karikator dhe pesё gёzhoja.

Poashtu, në ditën e njëjtë, në të njëjtin fshat, në një veturë policia ka gjetur dhe sekuestruar njё armё, njё karikator, pesёdhjetё fishekë, dhe njё mjet i mprehtё (brisk).

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT