Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizShala: Produktet e Devolli Corporation, produkte MADE IN KOSOVA!

Shala: Produktet e Devolli Corporation, produkte MADE IN KOSOVA!

Dardan Shala, drejtor i përgjithshëm i “Devolli Corporation”, ka thënë se produktet e kësaj korporate janë të gjitha “Made in Kosova”.

Shala tha se kohët e fundit është përmendur se masa dumping është vendosur për shkak të mallrave kineze, ku këtë e quajti koment qesharak prej eksponentëve të ndryshëm.

“Produkti gjakovar, kosovar, ‘Made in Kosova’, nëse Mimoza Kusari ka qenë kryetare e Pekinit, mund të them se është produkt kinez, por Mimoza Kusari ka qenë kryetare e Gjakovës dhe duhet ta dijë se gjakovarët e saj e kanë prodhuar atë. E, po ashtu Kurti ka qenë kryeministër i Kosovës dhe duhet ta dijë se ai produkt e mban mbishkrimin ‘Made in Kosova’”, tha Shala në Edicionin Special në Klan Kosova.

Më tej, Shala tha se dëshiron që t’ia bëjë me dije kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, se masa anti-dumping nga ShBA është vendosur ndaj shtetit të Kosovës, në të cilën vetë Kurti ka qenë përgjegjës.

“Kjo masë është ekuivalente sikurse me sanksionet që BE-ja ia ka vendosur Kosovës. Unë gjithmonë i kërkoj arsyet edhe në ndërgjegjen time se pse mundet të bëhet një gjë e tillë, dhe ekzistojnë vetëm dy. Një është padituria dhe e dyta është, ndoshta mund ta them atë fjalën popullore “për inat të sime re, më vdektë im bir” dhe ndoshta në këtë format s’iu ka interesuar pasoja e 2 mijë të papunëve”, tha Shala.

Tutje, ai tha se të gjithë janë dëshmitarë se gjatë mandatit të kësaj qeverise, asnjë vizitë s’është bërë nga zyrtarë qeveritarë, por përmendi se në kohën e vendosjes së masës, interes kanë shfaqur Ambasada Amerikane e ambasadat e tjera në vend.

“Jeni të gjithë dëshmitarë që për sa kohë ka qenë kjo qeveri, asnjë vizitë s’e ka bërë në vendin e prodhimit në Gjakovë. Kur ka qenë ky rasti i dumpingut, ne qoftë në kanale zyrtare e kemi njoftuar, por e kam shfrytëzuar rastin që personalisht vet i kam njoftuar eksponentë të partisë në pushtet, kryetaren e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lilën, e kam njoftuar për çështjen dhe më është zotuar për çështjen”.

“Ne e dimë se si shkon zinxhiri i furnizimeve, sepse jo vetëm 2 mijë familje që kanë mbetur pa të hyra, por ato 2 mijë familje ato para kanë pasur t’i shpenzojnë në qytetin e Gjakovës. Prandaj, ka pasur angazhim të pashoq të vet kryetarit të Gjakovës, besa jo vetëm kryetarit të Gjakovës, por me theks të veçantë edhe gjatë procesit, edhe pas procesit kur është vendosur definitivisht që të mbesin këto taksa, kemi pasur thirrje dhe të paktën mbështetje morale edhe prej partive të ndryshme të opozitës, na kanë vizituar, por po ashtu edhe prej Ambasadës Amerikane dhe ambasadave të tjera, vazhdimisht ka pasur interesime në lidhje me çështje”, tha ai.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT