Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmeShala: Njerëzit kanë menduar se Kurti është trim, ai në fakt është...

Shala: Njerëzit kanë menduar se Kurti është trim, ai në fakt është frikacak

Opinionisti Azdren Shala ka komentuar zhvillimet e fundit politike, tensionet në Kuvendin e Kosovës, si dhe krizën e krijuar në vend.

Në emisionin “Jehona politike” në Klan Kosova, Shala është ndalur te veprimet e partive opozitare, duke thënë se në këtë formë, shpërfaqet e vërteta për Albin Kurtin.

“Unë mendoj se thelbi i problemit që Albin Kurti i fiton zgjedhjet është se njerëzit besojnë se ai është trim. Ndërkohë, akti me vezë i Time Kadrijajt e shpërfaqi se ai është frikacak. Ai më nuk vjen në Kuvend, ose vjen me nja 20 boudigarda. Pra, kur të bjen miti i Kurtit trim, a po e kuptoni Albin Kurti është ngushëllimi i dezerterëve të luftës. I njerëzve që e kanë shmang luftën në forma të ndryshme.”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se sa më shumë që shpërfaqet figura e tij, aq më shumë qytetarët e kuptojnë të vërtetën për Kurtin.

“Sa më shumë shpërfaqet ai, qaty është çelësi i suksesit. Sepse, nuk ka nis shkelja e Kushtetutës sot, ajo ka nisur qysh kur e ka marrë Kurti mandatin. Sot, ka mbërri shkelja e Kushtetutës deri në Kuvend. E sot, është më vështirë me e ndalë. Uroj që opozita nuk ndalet”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT