Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Me 2.13 promilë alkool, 21-vjeçari dyshohet se sulmoi dy policë...

Ekskluzive | Me 2.13 promilë alkool, 21-vjeçari dyshohet se sulmoi dy policë në Malishevë – përfundon në ndalim

Një incident është regjistruar pas mesnatës në Malishevë, ku një 21-vjeçar dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë intervenimit të tyre, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Bali Mazreku, 21 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rasti për “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ngjarja ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 00:20, në rrugën “Ibrahim Mazreku”, pasi Policia kishte pranuar një ankesë se një person po shante dhe fyente kalimtarët.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht ka tentuar ta qetësojë të dyshuarin, por situata dyshohet se ka eskaluar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 21-vjeçari ka shfaqur sjellje agresive dhe gjatë arrestimit dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.

Si pasojë e përleshjes gjatë arrestimit, dy policë kanë pësuar lëndime të lehta në duar.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku i është bërë alkotesti dhe ka rezultuar me 2.13 promilë alkool.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT