Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeShala e Lipjanit në telashe me ujërat e zeza, tash e 13...

Shala e Lipjanit në telashe me ujërat e zeza, tash e 13 vjet (VIDEO) 

Banorët e fshatit Shalë të Lipjanit po përballen prej vitesh me problemin e ujërave të zeza, të cilat, sipas tyre, po u shkaktojnë vështirësi të mëdha në jetesë.

Blerim Hasani, një nga banorët e zonës, thotë në një intervistë me gazetaren Blerina Doshlaku, se ujërat e zeza nga një lagje tjetër derdhen në fshatin e tyre, duke ndotur mjedisin dhe duke u pamundësuar atyre përdorimin e bunarit, njofton Klankosova.tv.

“Kemi shumë telashe me kanalizimin. Sidomos në pranverë dhe vjeshtë, erërat janë të padurueshme dhe mushkonjat janë kudo. Kjo situatë po vazhdon tash e 12-13 vjet. Jemi ankuar disa herë, por nuk është bërë asgjë”,  shprehet Hasani, për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Shala e Lipjanit në telashe me ujërat e zeza, tash e 13 vjet (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT