Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar nuk negociohet

OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar nuk negociohet

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve shqiptarë në Shkup.

Kjo organizatë është shprehur se protesta e studentëve është për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar

“OVL-UÇK, mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë. Shqipja nuk është nder i falur nga shteti apo i negociuar përmes marrëveshjeve politike. Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta.”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

OVL e UÇK-së ka kërkuar që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte, pasi sipas saj, dinjiteti shqiptar nuk negociohet. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT