Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajme“Dhuna nisi sapo u martuam” – E mitura nga Podujeva denoncon burrin...

“Dhuna nisi sapo u martuam” – E mitura nga Podujeva denoncon burrin për rrahje e presion psikik

Një vajzë e mitur nga Podujeva ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendon se po përballet me dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja është raportuar në fshatin Dobratin, në rrugën “Qafa e Bajgorës”, ku Policia ka ndërhyrë pas informacionit për një rast dhune në familje.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima, e moshës 16-vjeçare, është shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë dhe është intervistuar në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Sipas deklarimit të saj, bashkëshorti V.B dyshohet se i ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike, ndërsa ajo ka deklaruar se problemet dhe dhuna kanë nisur që nga koha kur janë martuar.

Edhe pse ka pretenduar se është dhunuar, e mitura ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe urdhrin mbrojtës, ndërsa më pas është kthyer me dëshirën e saj te familja.

I dyshuari fillimisht nuk është hasur nga Policia, por pasi iu la fletëthirrja është paraqitur vetë në stacion, ku gjatë intervistimit ka mohuar akuzat për dhunë.

Me urdhër të Prokurores kujdestare për dhunë në familje, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT