Studenti i Universitetit të Prishtinës, Arlind Selimi, ka folur për protestën që do të mbahet sot në Shkup nga studentët shqiptarë.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Selimi ka treguar se në protestën që organizohet për të kundërshtuar mosrealizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe student nga Kosova do t’i bashkohen kolegëve të tyre në Maqedoninë e Veriut për të treguar solidaritet.
“Kemi marrë iniciativë që me shku me i mbështet studentët shqiptarë në Maqedoni. Kjo iniciativë u bë duke e ditur që një e drejtë themelore e gjuhës po iu shkelet shqiptarëve atje, dhe duke e ditur që ne duhet me i mbështet me çdo kusht për të drejtën dhe gjuhën tonë shqipe. Faktikisht, ne jemi mundu goxha një kohë të gjatë duke i mbështetur studentët, duke i shpjeguar çështjen se çka po ndodh”, tha ai mes tjerash në Klan Kosova.
Ndiqni deklarimin e plotë:


