Një patrullë policore në Skenderaj ka ndaluar një veturë të dyshimtë me tre persona brenda, ku gjatë kontrollit është gjetur substancë narkotike e dyshuar marihuanë, mëson Gazeta Sinjali.
Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta”, ku njësia e hetimeve gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin civil me targa vendore.
Gjatë kontrollit të veturës, Policia ka hasur një sasi prej rreth 0.7 gramësh substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Në veturë ndodheshin Albion Bykykbashi, si dhe dy të mitur të tjerë, të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj për intervistim.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas përfundimit të procedurave policore, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


