Monday, June 1, 2026
spot_img
HomeLajmeShabani pyet Abdixhikun: A shkoni në bashkëqeverisje me Kurtin pas 7 qershorit?...

Shabani pyet Abdixhikun: A shkoni në bashkëqeverisje me Kurtin pas 7 qershorit? (VIDEO)

Analistja Anita Shabani e ka pyetur kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nëse kjo parti do të ishte e gatshme të hynte në një bashkëqeverisje me Albin Kurtin pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Abdixhiku tha: “Nuk ka nënshtrim prapë, nuk ka nënshtrim ku një parti i merr të gjitha, këtë e dinë, e as edhe LDK-ja, a po kuptoni?”.

Ai po ashtu tha se rezultati elektoral e përcakton fatin e institucioneve të ardhshme, ndërsa bëri të ditur se nuk ka vija të kuqe me askënd.

“Rezultati elektoral e përcakton fatin e institucioneve të ardhshme, nuk kemi vija të kuqe ne, nëse me pyet direkt, nuk kam vija të kuqe me askënd”, ka shtuar Abdixhiku në Klan Kosova.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT