Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka ndërprerë sërish seancën për zgjedhjen e presidentit, për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës.
Ajo ka bërë të ditur se seanca e radhës për të njëjtën çështje do të mbahet sonte në ora 23:00, përcjell Klankosova.tv.
“Jam i detyruar që edhe këtë seancë ta ndërpres këtu dhe t’ju bëj thirrje që në orën 23:00 të vijmë sërish në seancë plenare”.
“Ju kërkoj ndjesë për këtë, por po përpiqemi maksimalisht që të gjejmë hapësirë edhe brenda këtyre orëve që vendit t’i japim një president me mandat pesëvjeçar. Shihemi në orën 23:00”, është shprehur Haxhiu.


