Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Megjithëse, ai nuk do të jetë pjesë e kësaj legjislature, pasi që do të vazhdojë të jetë kryetar i Gjakovës, Gjini ka thënë se partia e tij do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka theksuar se mandati i deputetit është një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve që kanë dhënë besimin e tyre, duke shprehur bindjen se deputetët e Aleancës do të përfaqësojnë me dinjitet interesin publik.
“Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë”, ka shkruar ai.
Gjini ka ritheksuar se qëndrimi i Aleancës lidhur me zhvillimet politike ka qenë dhe mbetet i qartë e transparent, duke u uruar sukses të gjithë deputetëve në fillimin e mandatit të ri. /Klankosova.tv


