Tre persona janë arrestuar në Drenas pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30. Të arrestuarit janë dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i huaj, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e sulmit, dy shtetasit e Kosovës kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.


