Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeFlakët nuk ndalen në Shqipëri, qindra forca dhe mjete angazhohen në terren

Flakët nuk ndalen në Shqipëri, qindra forca dhe mjete angazhohen në terren

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 28 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat e emergjencave po vazhdojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në terren janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në zonën e Dajtit vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e forcave të MZSH-së, ADZM-së dhe efektivëve të Forcave të Armatosura. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, në fshatrat Riban dhe Ngraçan, situata është drejt izolimit falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri. Për shkak të rrezikut, katër familje janë evakuuar përkohësisht.

Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit vijon puna në zonat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar.

Autoritetet bëjnë të ditur se nga zjarret janë prekur rreth 34.5 hektarë me barishte, shkurre, pisha dhe pyll të përzier, ndërsa sipërfaqja e dëmtuar nga vatrat aktive ende po vlerësohet. AKMC dhe strukturat e mbrojtjes civile po vijojnë monitorimin e situatës në të gjithë territorin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT