Manchester United po shqyrton mundësinë e transferimit të Granit Xhakës gjatë afatit kalimtar të verës, në kuadër të ndryshimeve të mëdha që pritet të ndodhin në repartin e mesfushës në “Old Trafford”.
Ish-portieri i “Djajve të Kuq”, Peter Schmeichel, ka vlerësuar se mesfushori shqiptar i Zvicrës do të ishte përforcimi i duhur për skuadrën angleze, veçanërisht në një periudhë tranzicioni për klubin.
Sipas tij, përvoja dhe lidershipi i Xhakës e bëjnë atë një profil të domosdoshëm për Manchester Unitedin, i cili pritet të mbetet pa Casemiron pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit.
“Xhaka është një lider i vërtetë. Ka përvojë, karakter dhe e di si menaxhohet një ndeshje e madhe. United ka nevojë për lojtarë të tillë në mesfushë,” është shprehur Schmeichel.
Ai ka shtuar se paraqitjet e Xhakës këtë sezon kanë qenë mbresëlënëse, duke theksuar ndikimin e tij te Sunderland, ku mesfushori mban edhe shiritin e kapitenit.
33-vjeçari është nën kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 31 paraqitje në Premier League, duke kontribuar me 1 gol dhe 6 asistime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


