Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeSamir Shahini “viktima” e radhës e “fshesës” së Përparim Ramës, shkarkohet nga...

Samir Shahini “viktima” e radhës e “fshesës” së Përparim Ramës, shkarkohet nga detyra

Riformatimi i qeverisjes në Komunën e Prishtinës, pas koalicionit të Përparim Ramës me Partinë Demokratike të Kosovës, ka thelluar ndarjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke reflektuar edhe përplasjet politike ndërmjet kryetarit të Kryeqytetit dhe kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në kuadër të këtij ristrukturimi, një nga “viktimat” e radhës është Drejtoria e Arsimit, pasi Samir Shahini ka njoftuar për përfundimin e mandatit të tij në këtë pozitë.

Shahini e ka bërë të ditur largimin përmes një njoftimi publik drejtuar qytetarëve, kolegëve, mësimdhënësve, stafit të shkollave, prindërve dhe nxënësve, duke theksuar se vendimi vjen pas një vendimi të kryetarit të kryeqytetit.

Njoftimi i plotë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT