Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeSadiku: Para se Kosova të pranohej në UEFA, futbolli ishte sakrificë (VIDEO)

Sadiku: Para se Kosova të pranohej në UEFA, futbolli ishte sakrificë (VIDEO)

Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka kujtuar ditën historike të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, e më pas edhe në FIFA.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Sadiku tha se para kësaj date, futbolli në Kosovë ishte thjeshtë sakrificë, transmeton Klankosova.tv.

“Ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm në çdo sferë të zhvillimit, qoftë nga talenti, infrastruktura, kushtet për punë, pagat e futbollistëve, të ardhurat e klubeve në Kosovë, të ardhurat e Federatës, janë shumëfishuar”, tha Sadiku në Klan Kosova.

“Para se të pranoheshim në UEFA dhe FIFA, futbolli ka qenë thjesht sakrificë, dhe njerëzit e kanë parë, kanë harxhuar paratë e tyre për t’iu mundësuar futbollistëve që të merren me aktivitete sportive”, shtoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT