Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeShowbizRruga Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë do të mbyllet të mërkurën për shkak të asfaltimit

Rruga Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë do të mbyllet të mërkurën për shkak të asfaltimit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 12 nëntor të vitit 2025 do të fillojë asfaltimi i shtresës përfundimtare në projektin e rikonstruimit të rrugës regjionale Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë (R129).

Sipas ministrisë, pjesa e rrugës nga Picel (Bajgorë) – Kaqandoll – Kërpimeh do të jetë e pakalueshme për qarkullim gjatë kryerjes së punimeve.


Autoritetet bëjnë të ditur se qytetarët duhet të përdorin rrugët alternative për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.

“Kërkojmë nga qytetarët që gjatë këtyre ditëve të shfrytëzojnë rrugët alternative,” bëhet apel nga Ministria e Infrastrukturës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe udhëzimeve të ekipeve në terren.

Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajon dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit për qytetarët. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT