Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeRrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në Gjilan

Rrënohet një objekt me rrezikshmëri të lartë në Gjilan

Drejtorati i Inspekcionit në Gjilan ka njoftuar se është rrënuar një objekt të rrezikshmërisë së lartë, në lagjen “Dheu i Bardhë”.

Drejtori i Inspekcionit , Isa Agushi tha se objekti paraqiste rrezik për banorët, transmeton Klankosova.tv.

“Ky objekt tre katesh paraqiste rrezik të lartë për banorë dhe pas ankesave të qytetarëve dhe konstatimit se paraqiste rrezik sidomos për fëmijët, është rrënuar”, tha Agushi.

Sipas tij ky objekt-gërmadhë në rrugën “Salih Aga”, mund të shembej vet dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes.

“Pas konstatimit të rrezikshmërisë nga organet kompetente, inspektorët u kujdesen që të bëhet rrënimi i kontrolluar dhe të pastrohet hapësira”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT