Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizRohde thotë se Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë: Kërkoi vota për...

Rohde thotë se Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë: Kërkoi vota për Listën Serbe

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.

Rohde përmes këtij shkrimi tutje është shprehur se Serbia ka kërkuar vota për Listën Serbe, përcjell Klankosova.tv.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke kërkuar vota për Listën Serbe”.

“Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi pa asnjë prove”, shkroi Rohde.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT