U tall e u tall sa ishte te Manchester Unitedi, por huazimit te Real Betisi ia ka parë hairin.
Antony po shkëlqen me tri gola dhe një asistim në katër paraqitjet e tij të para për klubin andaluzian.
Ai në një intervistë të fundit është shprehur i lumtur që është me këtë skuadër.
“Gjëja më e rëndësishme është të qenit i lumtur dhe unë jam shumë i lumtur te Real Betisi. Gjërat ndodhin natyrshëm”, ka thënë Antony.
“Këtu mund ta shfaq futbollin që më solli në Evropë”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


