Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Mbetemi në opozitë

Kurti me ftesë të re për PDK, Hamza: Mbetemi në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur me letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e falënderuar për ftesën për takim, por duke ia përsëritur qëndrimin se PDK do të mbetet në opozitë.

Në letrën e tij, Hamza thekson se ky qëndrim i është bërë i ditur Kurtit edhe në takimin e 10 korrikut, ndërsa arsyeton vendimin me dallimet programore dhe konceptuale mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.

“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, thuhet në letrën e Hamzës.

Kreu i PDK-së i ka bërë gjithashtu thirrje Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Letra e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT