Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeHoti: LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por duhet...

Hoti: LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por duhet kompromis

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe qëndrimet e fundit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti ka thënë se LDK-ja është e gatshme të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes kompromisit politik.

“Po i përcjell qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së. Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis”, ka shkruar Hoti.

Ai ka kritikuar qasjen e kërcënimeve me zgjedhje të jashtëzakonshme, duke thënë se një veprim i tillë nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës.

“Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka deklaruar Hoti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT