Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeRichard Grenell po i kalon pushimet në Vlorë, publikon pamje nga bregdeti...

Richard Grenell po i kalon pushimet në Vlorë, publikon pamje nga bregdeti shqiptar

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimi.

Grenell ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa fotografi nga Vlora, ku shfaqet duke shijuar pushimet në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.

Krahas imazheve, ai ka shkruar: “Shqipëria me miq dhe familje”, duke shprehur kënaqësinë për qëndrimin e tij në qytetin bregdetar.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa Vlora vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë sezonit veror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT