Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeAktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, akuzohen për vrasjen...

Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, akuzohen për vrasjen e 107 civilëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, kundër 20 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës.

Sipas njoftimit, të pandehurit akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, që lidhet me ngjarjet e viteve 1998-1999.

Në aktakuzë thuhet se M.K., në cilësinë e shefit të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R.Ç., si komandant i njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D., si komandant i Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me 17 të pandehurit e tjerë, dyshohen se kanë marrë pjesë në një operacion të gjerë ushtarako-policor, gjatë të cilit u vranë 107 civilë.

Sipas aktakuzës, gjatë operacionit gratë dhe fëmijët u ndanë nga burrat. Gratë u plaçkitën, duke iu marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat u ekzekutuan në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në lokacionin e njohur si “Ura e Taliqit”. Po ashtu, sipas Prokurorisë, gjatë operacionit u dogjën edhe shtëpi.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi ndaj të pandehurve të zhvillohet në mungesë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT