Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeRezoluta për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së

Rezoluta për Kosovën në NATO, Kurti: Mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e paraqitur nga kongresistët amerikanë: Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler e cila mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Përmes një postimi në X, ai u shpreh mirënjohës  për përkrahjen e palëkundur të Amerikës.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së për prosperitetin tonë, sigurinë e vendit tonë dhe atë të të gjithë rajonit”, shkruan Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tre kongresistë amerikanë e paraqitën rezolutën pranë Kongresit amerikan më 30 prill.

 

Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

https://platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT