Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportRasti i Etnik Brrutit, Duka: Dera është e hapur, kushdo që ndihet...

Rasti i Etnik Brrutit, Duka: Dera është e hapur, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne

Futbollisti nga Kosova, Etnik Brruti, ka zgjedhur që të luajë për Shqipërinë.

Ky rast ka ngjallur reagime pro dhe kundër.

Lidhur me këtë ka folur edhe kreu i Federatës së Futbollit shqiptar, Armand Duka.

Duka u shpreh se dera është e hapur për këdo. Për të gjithë ata që ndihen shqiptar.

“Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, u shpreh Duka në RTSH transmeton Klankosova.tv

Ai po ashtu foli edhe për marrëdhëniet që i ka me Federatën e Futbollit të Kosovës:

“Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Europës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore.”, theksoi Duka.

The post Rasti i Etnik Brrutit, Duka: Dera është e hapur, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT