Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, teksa Abcnews raporton se atje pritet të arrijë në orën 13:00.
Rama do të shkojë në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transportua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë.
Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave./abcnews.al
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


