Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin e një veture në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për “Edicionin Special” në Klan Kosova bëri të ditur se vozitësi i veturës është rreth 40 vjeç, ndërsa pasagjerja është 24-vjeçare.
Ai bëri të ditur se vozitësi, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se po punohet intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar hetime për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të dyshuar./Klankosova.tv


