Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeRadoniqi takohet me Hargreaves, e njofton për aktivitetet që po i kryen...

Radoniqi takohet me Hargreaves, e njofton për aktivitetet që po i kryen KQZ-ja

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Radoniqi e informoi Hargreavesin në lidhje me aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar KQZ-ja.

“Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar”.

“Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, sipas KQZ-së, ambasadori Hargreaves e ka përgëzuar KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit.

“Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit si dhe vlerësoi përpjekjet e KQZ-së që procesi në vazhdim të realizohet sa më shpejt dhe me transparencë”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT