Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti pas takimit me Kos thotë se janë “plotësisht të rreshtuar me...

Kurti pas takimit me Kos thotë se janë “plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së”

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos po qëndron sot në Prishtinë teksa zhvilloi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe u.d e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas përfundimit të takimit në konferencë për media, Kurti tha se Kosova është plotësisht e rreshtuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, raporton KlanKosova.tv.

“Me komisioneren Kos patëm një takim konstruktiv dhe të drejtpërdrejtë. Me komisioneren Kos kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë, rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Jemi të 3-të në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore dhe të dytët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për avancim sundim ligjit. Jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe sigurisë së BE-së. Kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në terma më të ashpër, kemi ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ju kemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT