Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeRama nga Talini: Shqipëria do të ecë drejt inovacionit me modelin estonez...

Rama nga Talini: Shqipëria do të ecë drejt inovacionit me modelin estonez dhe inteligjencën artificiale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Talin të Estonisë, ku po merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat globale.

Gjatë vizitës, Rama zhvilloi një deklaratë të përbashkët me homologun estonez Kristen Michal, ku u diskutua bashkëpunimi mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e digjitalizimit dhe inovacionit.

Kryeministri estonez theksoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimin në projekte teknologjike, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë së përbashkët në kontekstin e sfidave globale.

Nga ana e tij, Rama u shpreh se Shqipëria synon të ndjekë modelin estonez të transformimit digjital, duke e quajtur atë një shembull të suksesshëm për modernizimin e shtetit.

“Synojmë të ecim përpara me inovacion dhe inteligjencë artificiale, duke marrë si udhërrëfyes përvojën estoneze,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se Shqipëria dhe Estonia ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë, arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT