Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren.
Sipas https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid016TsM1bQt7QXWv5HPjapZHs4AfiuZFqDgjhqRD1CS8fPVureHtvQKgwBcRzRJs86l&show_text=true&width=500“>Policisë, i njëjti dyshohet për përfshirje në vepra penale, ndërsa autoritetet kompetente janë në kërkim aktiv të tij.
“Çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e vendndodhjes së personit është i rëndësishëm për hetimet dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Qytetarët inkurajohen që çdo informacion relevant ta raportojnë në numrin emergjent 192, në linjën pa pagesë 0800 19999, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”./Klankosova.tv


