Tuesday, April 14, 2026
spot_img
HomeLajmeQKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në anën e Malit të Zi, bllokohet për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka bërë me dije se, në komunikim me Policinë e Malit të Zi, kanë marrë informatën se rruga Pejë-Rozhajë, saktësisht në vendin Dacaj në territorin e Malit të Zi, do të bllokohet nga e marta prej orës 10:00 deri më datë 17.04.2026 në ora 10:00.

Sipas QKMK-së, bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre.

“Për automjete të vogla rruga do të jetë e hapur”, tha QKMK në njoftim.

Për më shumë informata, QKMK ka publikuar disa numra telefoni:

+383(0)45198000,

+383(0)45198606 dhe

numrin pa pagesë 080050095

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT