Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeQeveria linjëzon politikën e jashtme me BE-në për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare

Qeveria linjëzon politikën e jashtme me BE-në për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhje elektronike.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje është marrë vendimi lidhur me linjëzimin e politikës së jashtme me BE-në për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare

“Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare “me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, Qeveria i është referuar vendimit të datës 25 shkurt të vitit 2022./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT