Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmePuna jashtë orarit: Policia “privilegjon“ mbrojtjen e afërt (VIDEO)

Puna jashtë orarit: Policia “privilegjon“ mbrojtjen e afërt (VIDEO)

Sa herë që ka nevojë janë në krye të detyrës dhe në mbrojtje të Republikës dhe qytetarëve të saj.

Por, krejt kjo punë e tyre nuk po paguhet. Njësitë elitare të Policisë së Kosovës nuk po i marrin shtesat për punë jashtë orarit.

Ky rregull nuk po vlen për njësitin e mbrojtjes së afërt që i rrinë afër 24 orë krerëve të shtetit dhe njësitin e ndërhyrjes së shpejt.

Në  muajin e fundit, siç mëson Klani nga burimet e veta atyre u janë paguar afro 65-70 ose më shumë sosh.

Me këtë diskriminim nuk po pajtohet një ish-drejtor i policisë që tani mban petkun e politikanit.

Për këtë çështje Klani, ka dërguar pyetje prej dy ditësh në adresën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Njësoj heshtën edhe përgjegjësit në Policinë e Kosovës.

Të vetmit që folën ishin nga Sindikata e policisë, ndonëse u theksua se për t’u paguar më shumë se 32 orë duhet procedura specifike institucionale.

Sindikalistët thonë se ky qëndrim i tyre është parimor, pasi që deri më tani nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë pjesëtarë rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë, nëse ka ankesa sindikata zotohet për adresim e kësaj çështjeje përmes rrugëve institucionale.

Ndiqni detajet përmes kronikës së bashkangjitur:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT